Me kapitullin e fundit në trilogjinë e Batman të Christian Bale –The Dark Knight Rises – është lansuar dje në mbarë botën. iOS këtë aplikacion e ka pasur më herët në App Store, por tani mund që ta shkarkojmë edhe për Android në Google Play Store për vetëm 6.99 dollarë.

Loja është aventurë, argëtim dhe tërheqëse dhe çdo fans i Batman do ta dëshironte këtë lojë. Bëhuni Batman dhe shpëtojeni qytetin Gotham nga kërcënimi më i madh që është hasur ndonjëherë. Duke kërcyer në ndërtesa duke rrahur të këqinjtë ose duke e vozitur Batpod-in në misione të ndryshme, është e vështirë që të mërzitesh.

Dobësia e kësaj loje është madhësia e saj. Kjo kërkon përafërsisht 2GB hapësirë të lirë në kartelën SD ose në hapësirën e integruar të smartfonit apo tabletit tuaj dhe shkarkimi i kësaj loje varet nga shpejtësia e internetit që posedoni.