Minecraft: Xbox 360 Edition ka shitur më shumë se 6 milionë kopje, ky lajm sipas një cicërrime që 4J Studios ka bërë në llogarinë e vet në Twitter. Kjo shifër vjen pas një “5 milionshi” në fundin e 2012.

Loja shitet për 20 dollarë, gjë që do të thotë se ajo ka gjeneruar 120 milionë dollarë që nga dalja e vet në maj të 2012.

Shitjet kanë gjasa të rriten akoma më shumë, pasi loja do të vijë në pikat e shitjes në dyqanet e SHBA më 30 prill.

Kjo do të pasohet nga dalje të tjera në Australi, Hong Kong, Indi, Zelandë të Re, Singapor dhe Tajvan në fillim të qershorit.