Final Fantasy III është një lojë e tipit RPG e krijuar dhe e publikuar nga Square në vitin 1990 për Family Computer.

Është loja e katërt e serisë Final Fantasy. Loja flet për katër jetimë të rinj të cilët tërhiqen nga një Kristal drite.

Kristali u jep atyre disa prej fuqive të veta dhe u thotë të ecin përpara dhe të sjellin barazi në botë.

Pa ditur se çfarë të bëjne, të katërt nisen të njoftojnë familjet e tyre birësuese për misionin e tyre për të eksploruar dhe të sjellin balancën në botë. Loja doli në Japoni më 27 prill 1990.

Nuk kishte dalë asnjëherë jashtë saj deri sa u bë një ri projektim i lojës për Nintendo DS më 24 gusht 2006. Deri në atë kohë ishte loja e vetme Final Fanstay që nuk kishte dalë në Amerikën Veriore apo Evrope.

Egzistonin plane më të hershme për ta nxjerrë lojën në WonderSwan Color, por ato nuk u realizuan asnjëherë. Versioni për Nintendo DS mori vlerësime pozitive duke bërë më shumë se 1 milionë shitje vetëm në Japoni.

Versioni Famicon i lojës doli në Virtual Console në Japoni më 21 korrik 2009. Versione të tjera përfshijnë atë për IOS më 24 mars 2011, për Android më 12 mars 2012 si dhe një përPSP më 20 shtator 2012.